osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzat ndaj kryedemokratit, befason Rama: Nuk po shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar, por ai na detyrohet …

Akuzat ndaj kryedemokratit, befason Rama: Nuk po shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar, por ai na detyrohet …

Kryeminisri Edi Rama ka deklaruar se nuk e anatemon Bashën si tradhëtar pasi i ka vuajtur vetë më parë këto akuza sa i përket Kosovës, por kërkon një shpjegim nga ai nga A-Zh për rolin e tij si hetues i UNMIK në Kosovë.

Rama thotë se Basha kur vjen puna për t’u përballur me të shkuarën i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve.

“Më shumë se sa kaq i angazhuar, një pjesë e konsiderueshme e medias që më ka kornizuar si kaq të angazhuar, kur vjen puna tek filli i një debati që nuk e kam hapur unë, por që është hapur si rezultuat i daljes së një dëshmitari të asaj kohe dhe ka marrë jehonë si rezultat i mosmarrjes së qëndrimit të qartë nga kreu i PD.

Absolutisht që unë di diçka që ju nuk e dini, për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin UÇK nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët, ata që kanë folur, kanë mbajtur fjalime, kanë bërë prononcime nga më të hatashmet, dhe faktikisht janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seanca parapërgatitore.

Në themel përmes të tjerave, ka dhe një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër, përfaqësuesi Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër.

Janë të gjitha bashkë dhe janë lidhur, kam kërkuar diçka të thjeshtë, dhe s’ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet, as përpjekje për të përdorur për një kauzë më të madhe se politika e ditës, ka lidhje se mendoj dhe besoj që kreu i PD i cili udhëheq një parti që pretendon të qeverisë vendin një ditë, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij.

Un s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhëtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë. Nuk është çështja për tradhëti por transparencë. Një drejtues, një përfaqësues i një familje të thjeshtë siç është familja e gjithëseciliti një ndërmarrje, i një skuadre sporti, lere më partie politike duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim.

Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë. Unë thjesht them që i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, ballafaqimin me publikun duke e kthyer çdo rast kur duhet t’i shpjegohet publikut si përfaqësues i popullit shqiptar, për të thirrut për komplot, konspiracione dhe për t’i akuzuar dëshmitarët nga Kosova si mashtrues.”- tha Rama për ‘Real Story’.