osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse Perëndimi nuk arriti të mësojë nga Azia, se si të luftohet koronavirusi?!

Pse Perëndimi nuk arriti të mësojë nga Azia, se si të luftohet koronavirusi?!

Nga Rainer Zitelmann

“Ne mund të përfitojmë mençuri me 3 mënyra. Së pari, përmes reflektimit, që është më fisnikja; së dyti, përmes imitimit, që është më e lehta; dhe e treta nga përvoja, që është më e hidhura ”. Këto fjalë janë ndër këshillat më të urta që na ka lënë si trashëgimi filozofi kinez Konfuci.

Kopjimi i të tjerëve, është mënyra më e shpejtë për të mësuar gjithçka. Fëmijët e vegjël mësojnë gjithçka duke kopjuar prindërit e tyre. Dhe fëmijët janë nxënës shumë të shpejtë.

Si të rritur, ne duam të nxjerrim në pah origjinalitetin e të menduarit tonë, dhe kemi prirjen të ndiejmë turp kur kopjojmë të tjerët. Kjo është veçanërisht e vërtetë për evropianët dhe amerikanët.

Por aziatikët mendojnë ndryshe. Siç thoshte dikur mbreti izraelit Solomon:Njeriu i mençur mëson nga gabimet e të tjerëve, budallai duhet të mësojë nga gabimet e veta. Në biznes, nuk ka asgjë të pazakontë në analizimin e kompanive të suksesshme, dhe përpjekjen që pason

për të mësuar nga modelet e tyre të biznesit, duke identifikuar shembuj të “praktikave më të mira”.

Siç e pranoi në një rast Sam Walton, themeluesi i rrjetit të madh të supermarketeve në SHBA, Walmart: “Shumicën e gjithçkaje që kam bërë në jetë, e kam kopjuar nga dikush tjetër”. Metodat e tij ishin aq të suksesshme, sa që e bënë atë një nga amerikanët më të pasur.

Vetëm në politikë, askush nuk duket i aftë të mësojë nga përvoja e vendeve të tjera. Të paktën ky duket se është rasti në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Në betejën kundër koronavirusit, mbretëron kaosi dhe kontradiktat, ndërsa masat kufizuese futen në zbatim thuajse çdo ditë:sot bllokim, pastaj gjithçka hapet sërish nesër, dhe pastaj një tjetër bllokim pasnesër.

Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ka pasur një dështim në shkallë të gjerë të qeverive. Por kjo nuk duhet të cilësohet në fakt si diçka e papritur. Tek e fundit, qeveritë po dështojnë jo vetëm në luftën kundër koronavirusit, por edhe në një mori fushash të tjera. Për vite me radhë, Evropa nuk ka qenë në gjendje të sigurojë kufijtë e saj në një mënyrë efektive. Dhe infrastruktura publike është në një gjendje katastrofike, si në Evropë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Evropë, qeveritë janë fokusuar vetëm tek lumturimi i njerëzve me një rrjedhë të pafundme programesh sociale, dhe me një përmbytje të vazhdueshme rregulloresh të tepërta, duke e minuar në çdo hap ekonominë kombëtare.

Gjermania është një shembull veçanërisht i trishtë në këtë aspekt, pasi aty industria kryesore e vendit – prodhimi i automjeteve – po shkatërrohet me vetëdije nën peshën e rregulloreve të planifikuara të ekonomisë. Në mbarë Evropën, të drejtat dhe liritë e qytetarëve po shkelen, dhe përjashtimi i vetëm i dukshëm, duket se është në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

E çfarë shpjegimi tjetër mund të ketë ndoshta për faktin se për shembull në Gjermani, është zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e rasteve me koronavirus, që po bën një punë fantastike për të mbrojtur të dhënat personale, por jo njerëzit?

Aplikacioni nuk ka dhënë në fakt asnjë kontribut për ta luftuar pandeminë. Në këtë aspekt, ajo ka shumë të përbashkëta me shumë masa të tjera që janë edhe më të këqija nga të mos bërit asgjë, pasi ato krijojnë vetëm iluzione të rreme.

Sipas parashikimeve aktuale, shumë vende evropiane janë në prag të shterimit të kapaciteteve të tyre testuese. Në Kinë, 9 milion banorë u testuan kohët e fundit në një qytet të vetëm brenda 5 ditësh. Kina ndërtoi një spital me 1 mijë shtretër në një javë e gjysmë.

Por nëse nis të flasësh për Kinën, njerëzit reagojnë menjëherë dhe ankohen se ky vend është një diktaturë, dhe se shoqëritë e lira nuk kanë asgjë për të mësuar prej tij.

Po pse të kemi nevojë për një diktaturë, për të siguruar teste të mjaftueshme për njerëzit? Askush nuk po thotë që vendet e tjera ta kopjojnë verbërisht Kinën. Por kush do ta kundërshtonte seriozisht mësimin nga populli kinez, për mënyrën se si po përballet me pandeminë aktuale?

Në fillim të krizës së koronavirusit në Gjermani, kancelarja Angela Merkel deklaroi se maskat ishin plotësisht joefektive. Edhe Trump u tall për muaj të tërë me njerëzit që mbanin maskat. Në atë kohë kjo gjëmë çudiste. Po pse popullatat në të gjithë Azinë, që kanë një përvojë më të madhe me epidemitë, mbajnë në shumicë maska?

Dhe Kina nuk është i vetmi vend që na ka dhënë mësime të rëndësishme në këtë drejtim. Edhe vende demokratike si Tajvani, Singapori dhe Koreja e Jugut, janë përballur me virusin në një mënyrë shumë më efektive sesa Shtetet e Bashkuara dhe vendet në mbarë Evropën. Tajvani ka arritur të bllokojë plotësisht transmetimin lokal për 200 ditë. Në një popullsi prej 23 milionë banorësh, dhe në një zonë metropolitane shumë të populluar, nuk është transmetuar asnjë infeksion, edhe pse ka pasur raste të përsëritura midis udhëtarëve.

Koreja e Jugut, e cila ka 50 milion banorë, dhe është pothuajse aq e madhe sa Italia, e ka mposhtur tashmë plotësisht valën e dytë të Covid-19. Në të gjithë Korenë e Jugut, nuk ka mëshumë se 250 raste të reja në ditë me koronavirusin e ri.

Po, të gjitha këto suksese kanë kërkuar disa sakrifica mbi të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Por vendet evropiane, kanë futur në zbatim pjesërisht masa që cënojnë shumë më ashpër liritë personale, për shembull, të drejtën për të ushtruar lirshëm profesionin.

Kufizimet e lirive individuale janë të pashmangshme në një pandemi, por ato duhet të jenë të përshtatshme dhe efektive. Asnjëra nga këto nuk po ndodh në Evropë. Kufizimet e lirisë aty, nuk janë as të përshtatshme dhe as efektive.

Disa vende janë përgatitur ta paralizojnë ekonominë dhe të shkatërrojnë mijëra mjete jetese, por mbrojtja e të dhënave mbetet e shenjtë. Fatkeqësisht, kriza e koronavirusit ofron edhe një konfirmim të mëtejshëm:shteti është i fortë atje ku duhet të jetë i dobët (në ekonomi), dhe i dobët ku duhet të jetë i fortë.

National Interest-Bota.al