osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nis hetimi i thelluar: 90% e importit të gazit të lëngshëm kontrollohet nga 3 kompani

Nis hetimi i thelluar: 90% e importit të gazit të lëngshëm kontrollohet nga 3 kompani

Më shumë se 90% e tregut të importit të gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kontrollohet nga tre kompani. Të dhënat e Autoritetit të Konkurrencës tregojnë se tregu me shumicë i GLN është edhe më i përqendruar se importi i karburanteve dhe dominohet nga kompanitë TENET, A&V Gas dhe Kevin Gaz.

Për më tepër, tregtimi i gazit ka një integrim vertikal të subjekteve, çka nënkupton se të njëjtat ndërmarrje dhe individë që kontrollojnë infrasturkturën e ngarkim-shkarkimit, janë të pranishëm edhe në nivel të importit, tregtimit me shumicë dhe tregtimit me pakicë.

Më konkretisht, aksioneri i kompanisë koncesionare të Porto Romanos, Romano Port (Piro Bare), ka një pjesë të lartë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN, përmes kompanive A&v Gas dhe AV Distribution.

Aksioneri i portit tjetër të hidrokarbureve në Porto Romano, MBM, (Shefqet Kastrati) është njëkohësisht bashkëpronar në kompaninë e shitjes me shumicë të gazit TENET, si edhe është i pranishëm edhe në tregun e pakicës me ndërmarrjen Kastrati Gas Tech.

Porti MBM ka të drejtën ekskluzive për përdorimin e portit dhe zotërimin e lirë të zonës, për ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20 mijë tonë për një periudhe prej 35 vjetësh.

Pronari i Kevin Gas, ndërmarrjes së tretë dominuese në tregun e importit të gazit (Gjergj Lekaj), shfrytëzon me qira të gjithë kapacitetin depozitues në GLN në portin tjetër të hidrokarbureve, atë Vlorës.

Nga analiza e strukturës së tregut të importit të GLN vërehet se për vitin 2019 ndërmarrja me pjesën më të lartë të tregut prej 34.8% është ndërmarrja TENET, ndërmarrja A&V Gas zotëron pjesën prej 32.1% të tregut, ndërsa Kevin Gas zotëron pjesën prej 25.4% të tregut.

Duke parë shkallën e lartë të përqendrimit të tregut dhe integrimin vertikal të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e GLN, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të GLN.

Gjatë procedurës së inspektimit nuk u gjetën evidenca direkte për të vërtetuar ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar midis ndërmarrjeve.

Megjithatë, nga rezultatet e hetimit paraprak, u konstatua se në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të GLN-së ka shenja të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto tregje. Hetimi paraprak tregoi se ndërmarrjet kryesore importuese A&V Gas dhe Kevin Gas kanë aplikuar çmime të përafërta, ndërsa ndërmarrja TENET, ka aplikuar çmime më të larta.

Hetim edhe për karburantet

Më herët, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi do të hetojë sërish tregun e karburanteve në vend. Në fund të muajit tetor, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve. Hetimi do të përfshijë periudhën tetor 2017-tetor 2020 dhe synon të mbledhë shenja të mundshme të kufizimit të konkurrencës në tregjet e mësipërme.

E.Shehu