Trajneri i Kombëtares shqiptare është shfaqur i nervozur nga pytjet që iu bënë nga gazetarët e Super Sport.
Pyetja që acaroi teknikun italian ishte ajo në lidhje me skemën e tij me tre mbrojtës.
“Skema 3-5-2? U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori.
Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’.
Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive.
Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira”, u shpreh Reja.