Në mbledhjen e sotme të Komitetit antiqeveritar të COVID u morën vendime të rëndësishme, të cilat do të shërbejnë për zbutjen e situatës dhe shërimin e qytetarëve të prekur.
Kryetari i Komisionit, presidenti Meta, sugjeroi që mjekët dhe infermierët të marrin një shpërblim financiar, trefishin e asaj që u ka dhënë Qeveria.
Nëse Qeveria nuk ua jep këtë, ata duhet të braktisin Komitetin anti-COVID të Qeverisë dhe duhet të vijnë tek Komiteti jonë anti-qeveritar.
Zoti Tit Vasili, si një person që u përball si burrat me pandeminë, premtoi se do të vërë në dispozicion për Komitetin anti-qeveritar të COVID gjakun e tij me antitrupa, nga i cili mund të shpëtojmë jetë njerëzish të rrezikuar nga qeveria “Rama”.
Meqë nga pikëpamja teknike Komiteti drejtohet nga zoti Panariti, anti-trupat e Tit Vasilit do testohen një herë në kafshë.
Për këtë duhet të zgjedhim disa lloje kafshësh.
Në fillim duhet ta testojmë tek gomerët.
Nëse ata i pranojnë antitrupat e Tit Vasilit, atëhere duhen përdorur për presidentin.
Pastaj duhen provuar tek qentë e gjahut.
Nëse i pranojnë dhe ata, duhet t’i marr unë si zëdhënës.
Në fund duhet t’i provojmë dhe tek lopët.
Nëse funksionon, duhet t’ia japim dhe Monës.
Tit Vasili shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar gjakun e vet me antitrupa dhe i bëri thirrje Edi Ramës të qëndrojë larg nga banka e gjakut ku ai do dhurojë gjakun, pasi ai është gjakprishur.