Nga Akil Ylli
U desh arrestimi i ish drejtuesve te UCK-s, qe te riçplurohej kontributi i Lulashit gjate viteve kur ka punuarm si ekspert, hetues, perthkthyes, ndihmes hetues, drejtor i Zyres Biografike Serbe, a dreqi e di ça ka punu atje, sepse deri me tani prej tij, kemi mesuar, qe ai vetem paska ba namin, tuj kap per veshit kriminelet serbe e degdise ne Hage.
Kuptohet, qe ky çpluhurim i mekateve te Lulashit ne Kosove, eshte i lidhur ngushte, dhe me fushaten elektorale te zgjedhjeve te ardheshme. S’ka parti ne Bote, qe s’do ti rridhnin jarget çurk, ndaj nje llokme te tille te shijshme!
Ka plot dokumenta e deshmitare, qe pohojne me shkrim e me figure, se Lulashi i ka sherbyer me zell, shpifjeve te orkestruara te makineris serbe te manipulimit. Jane me dhjetra prej atyre, duke filluar nga komandante e luftetare, qe e kane akuzuar ate, si bashkpuntore i serbeve ne hartimin e dosjeve, ku UCK-ja paraqitet, si organizat kriminale dhe drejtuesit e saj, si kriminele lufte.
Mirpo Lulashi, perballe gjithe ketyre akuzave, mbyll sy e vesh dhe si kreshnik epik i Rrens, e kthen pa pik problemit, fergesen ka ana tjeter. I rrin sahati i rrens, 12 gjithmone!
Kam pas njohur kohe me pare, nje te moshuar, (ndjese paste) Pillato i therrisnin, i cili predikonte, qe sa here kur zihesh ngusht, e vetmha menyre me dale prej sikletit, eshte: Futja rren, sa t’mundesh! Po ashtu me kujtohet dhe babai im i ndjere, qe perdorte shpesh nje batute, ndaj meje apo kujdo tjeter, qe nuk e bente “qefin, qeder”, ndaj veprimeve çamarroke, o te papelqyeshme: Ooou, e ke n’terezi ti! I fut nje çi qi t’emen, e je n’rregull!
Me erdhen ndermend keto dy grimca mendimi, sepse me çfare shohim, Lulashi, trenin e rrugtimit ne jete, e ka planifikuar te “çuf, çuftose”, bash mbi keto dy shina.
Te vjen ndermrnd kjo soj aksiomet, kur sheh qe kapaciteti maksimal intelektual i Lulashit, s’del pertej perinetrit te Rrens, ç’ka t’ben te mendosh, qe duhet te kete qene, dishepulli me i zellshem i Pillatos. Dhe se dyti, papergjshmerin qe e karakterizon, ka shume mundesi, te jete pasoje e togfjashit, “..çi qi t’emen…” S’eshte çudi ti vere flaken Tiranes, dhe te dale ne dritaren e Shqupit, te ngrohe duart, duke akuzuar Ramen, “pse gjuajte me rrufe, o jezit”. Me pak fjale: Rrej tane forcen e mos e vraj trunin, per kurr i send!
Pillatua u be shkak edhe per deformimin ne nje fare menyre, te shprehjes se njohur, qe lidhet me vendimin e governatorit Poncio Pilato, per te denuar Krishtin. Mu duk si qasje e padenje, ta krahasoja Lulashin, me govenatorin e famshem. Nuk ka asgje te perbashket, mes genjeshtarit patologjik Lulash dhe gjeneralit finok romak. Njeri rrencak kronik, tjetri gjygjtar i rafinuar oportunist!
Sikur ti besh nje skopi, kurikulumit te Lulashit, dhe te shohesh çfare ka pillatosur gjithandej, ne krye te puneve ku ka qene, at’here te lind natyrshem mendimi, qe ky soj krijeset, s’mund te kete kurrsesi emer tjeter, perveçse Pillato. Vallahi, njaj soj robit, zor se perfytyrohet me emer ndrysh! Duket, si me u pa pre, apostafat per te!
Tere deshmite komandanteve dhe deshmitarve okular, i likujdon me nje te rene te genjeshtres. Pastaj mburre si patriot, duke thene “jam nip kosovet”, a thu se te qenit nip Kosove, te jep automatikisht, çertifikaten e patriotit, kur dihet, qe ka dhe ka pasur burra e djem shqiptare, andej e kendej kufirit, tradhtare e kokrra tradhetaresh, me mbushe thase me ta.
Po ti kadal i here mor niri! Qite bre nji cop leter diku, ta dime, ça dreqin ke bitis neper zyrat e UMNk-ut dhe Beogradit? Tane ato vite atje, ne ndoj qoshe, do t’kete mbete naj pusull. qe difton se ju ke ardhe hakut, kriminelve serbe, e jo luftetareve te UCK-s. Prit, prit…………! Aaajet! Hyp ktu e shif Stamollen!
O te pakten, del e na e perligj, si e bere gjithe ate pasuri, prej nje milion eurosh t’thata, e dy shtepija ne Hollande, qe deklarove kur i hyre poitikes. nderkohe qe ishe thjesht. nje nenpunes i organizmave nderkomtare!? Sepse vetvetiut pastaj, pas gjithe asaj baterdie, qe ke lene pas, sa here ke futur koken ne dikastere, shqiptarit, dasht pa dasht i shkon ndermed, qe çmimi i kasetes, e justifikon mjaftueshem ate pasuri. Ajo kaset kushtonte, sa i biri, t’emen!
Megjithate, dhe pa kete histor, ça i ka ba ky soj robit, kombit shqiptare tash 15 vjet, ashte me e vu n’kornize, perkah Qoftlagut! Ka diçka, qe eshte jashte realitetit, Perjetojme nje anakronizm barbar, mu ne zemer te Europes! Jashte çdo standartit e te jetuarit, brenda nje shoqerie civile! Eshte e pa perceptueshme sot, qe tipi i Lulashit, me nje kurikulum kriminal kaq te frikshem, ndaj kombit te tij, te vazhdoje akoma, jo vetem te livadhis lirshem, por dhe te pretendoje qe neser, ti qeverise shqiptaret, si kryeminister. Ose edhe me perdreq! Kur si hundderr, merr guximin e kercenon shqiptaret, qe do t’ju a rrezoj qeverin legjitime, qe ju keni zgjedhur! Mshire o Perendi! Ca t’kena ba mor Burre?
Por mbas kaq vitesh, ma merr mendja, se nuk eshte aq e nevojshme, qe njeriur te kete nje fantazi te zhvilluar, per te ardhur ne konkluzion, se integrimi i celules anti-UCK. nga Qoftlagu, ne jeten poitike e ekonomike te vendit, e kryesuar nga Lulashi, qika e tij, Erioni, nipi i Vebiut te “VEFA”-s e kunati i ardheshem i Lulashit, nuk ka qene fare i rastesishem. Kushdo qe e ka per zemer shqiptarizmin, e kupton qarte, se çfare perfaqsojne keta individe, per fatet e Atdheut, dhe i vjen natyrshem ti personifikoje ata, si: Kater Kaloresit e Apokalipsit!