osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hyn në fuqi Kodi i ri Zgjedhor: LSI dhe partitë e vogla në luftë për mbijetesë më 25 prill! Opozita me dy lista në zgjedhje

Hyn në fuqi Kodi i ri Zgjedhor: LSI dhe partitë e vogla në luftë për mbijetesë më 25 prill! Opozita me dy lista në zgjedhje

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodi e ri Zgjedhor. Edhe pse presidenti Ilir Meta, opozita parlamentare dhe joparlamentare nuk i pranojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke kthyer sytë nga Komisioni i Venecias i cili nuk ka asnjë tagër veprues por thjeshtë këshillues.

Partitë politike duket së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 do të shkojnë pa koalicione parazgjedhore dhe me lista të hapura. Kjo pasi ditën e sotme ka hyrë në fuqi Kodi i ri Zgjedhor.

Gazeta e zbuloi pak ditë më parë se goditja finale për presidentin Ilir Meta dhe opozitën ka ardhur nga Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, e cila botoi ligjin shumë i debatuar për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” në datën 3 nëntor.

Kjo do të thotë se pas 15 ditësh sipas ligjit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor që heqin koalicionet parazgjedhore dhe i hapin rrugë hapjes së listave për deputet do të hyjnë në fuqi, duke bërë që ky debat të mbyllet dhe palët të pranojnë kushtet që ofron ligji i ri zgjedhor. Pra, sot është data 18 dhe këto ndryshime hyjnë në fuqi, ç’ka do të thotë zgjedhjet e ardhshme do të mbahen me Kodin e ri Zgjedhor.

LSI dhe partitë e vogla në luftë për mbijetesë

Por fakti që të gjithë do të shkojnë në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, pritet të sjellë edhe një rivalitet të fortë brenda partive të opozitës. Kodi i ri Zgjedhor favorizon vetëm partitë e mëdha në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Kështu që partitë e vogla pritet që të luftojnë fort për të mbijetuar. Por megjithatë pavarësisht kësaj, ka zëra se vetëm aleatët tradicionalë të tij dhe jo LSI-në, kryedemokratit Lulzim Basha pritet që t’i fusë në listën e përbashkët të Partisë Demokratike, duke iu dhënë mundësinë që të dalin deputetë. Mirëpo krejt ndryshe situata paraqitet në partinë e Kryemadhit, pasi koha ka treguar se me heqjen e koalicioneve parazgjedhore del më e dëmtuar.

Një gjë e tillë ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ku Lëvizja Socialiste për Integrim hyri e ndarë dhe pa koalicione në garë, duke marrë më pak deputet se sa do të kishte marrë nëse do të hynte në koalicion me një nga partitë e mëdha. Kështu që gjasat janë që nëse LSI nuk do të hyjë në listë të përbashkët me PD, gjasat janë që edhe në zgjedhjet e 25 prillit të dalë partia më e dëmtuar. Megjithatë, nga ana tjetër ka zërë nga opozita se kjo e fundit do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 me dy lista.

Në listën e parë flitet se do të jetë Partia Demokratike me aleatët e saj tradicionalë, ndërsa në listën e dytë thuhet se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pritet të shkojnë drejt koalicionit me njëra-tjetrën në zgjedhjet e 25 prillit. Madje në kushtet kur kreu i PD, Lulzim Basha i ka mbyllur “derën” të paktën për momentin Monika Kryemadhit, kjo e fundit pak ditë më parë u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë me logon e saj, duke nënkuptuar se nuk do të hyjë me Partinë Demokratike.

“Simboli i LSI-së nuk ikën nga fleta e votimit. Sot LSI është realitet, por është edhe një parti e majtë dhe është e panegociueshme logoja. Pastaj do ta diskutojmë me PD, me partitë opozitare, përfshirja dhe strategjitë, kjo është një fazë e dytë”, deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi./Rigels Seliman