Ne vitin 2010, Banka Botërore financoi një projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pastrimin e zonës bregdetare. Për ndjekjen e këtij projekti, Ministria e Punëve Publike angazhoi dhëndrrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezin, në konflikt të hapur interesi.
Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh, dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano, ndërtimin e një vend transferimi mbetjesh në Himarë dhe ndërtimi i një landfilli në Bajkaj të Sarandës.
Nëse i shohim me vëmendje këto 3 investime, Porto Romano u kthye në zonën më të ndotur të Durrësit, vend transferimi i Himarës nuk u vu kurrë në punë, ndërsa landfilli i Bajkaj në Sarandë është jashtë çdo standarti.
Kjo është edhe një nga arsyet, sepse dhëndërri i Berishës, Abi Malltezi, bërtet kundër plehrave, sepse ai kërkon ta kapë sërish këtë biznes.