Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta ku është folur për proceset demokratike dhe bashkëpunimi me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median.
Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e OSBE-së në Shqipëri. Vincenzo Del Monaco thotë se është shumë i lumtur që ndodhet në vendin tonë për t’i shërbyer OSBE-së.
“Jam shumë i lumtur të jem në Shqipëri dhe të shërbej për OSBE-në në vend duke mbështetur proceset demokratike dhe duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare, shoqërinë civile dhe median”, shprehet ai.