Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas videos që kryeministri Rama i publikoi në Instagram.
Sipas kryedemokratit, Rama është i pandjeshëm dhe e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të trishtë.
Në një postim në Twitter, Basha ka sjellë në vëmendje viktimat e shënuara gjatë një jave si pasojë e pandemisë dhe shton se ndërkohë kryeministri i vendit sipas tij dëfrehet duke bërë meme në Instagram.
“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.