Kryeministri Edi Rama ka një video të shkurtër nga emisioni “Zonë e lirë”, shkëputur nga disa vite më parë.
Në video, moderatori Arian Çani, telefonon kryedemokratin Lulzim Basha, dhe e pyet se përse nuk ia kishte hapur telefonin një javë më parë. Në përgjigjen e tij, Basha i tregoi se kishte qënë në gjumë.
“Ou, ç’të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli”, shkruan Rama me ironi përbri videos.