Sfida e radhës për ekipin tonë përfaqësues do të jetë ditën e mërkurë kundër Bjellorusisë në “Air Albania” në orën 16:00.
Një takim ku do të synohet marrja e tre pikëve, për të arritur objektivin në grup që është vendi i parë.
Për këtë duel është caktur dhe arbitri që do të vendosë drejtësinë në fushën e blertë.
Ai është gjyqtari rumun Radu Petrescu, një emër i njohur që ka gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane si Europa Legue dhe Uefa Champions League.