Një argjendari është grabitur në bulevardin kryesor në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në argjendari, dhe kanë grabitur biznesin e shtetasit Gj. Ngresi.
Në dyqan në momentin e grabitjes ka qenë vetëm shitja, të cilën e kanë kërcënuar me armë dhe pasi grabitjes, dy hajdutët u larguan me shpejtësi.
Policia menjëherë është vënë në ndjekje të tyre dhe mësohet se autorët janë larguar në këmbë.
Sipas informacioneve janë marrë të gjitha bizhuteritë që ndodheshin në dyqan, ndërsa policia po kontrollon dhe kamerat e sigurisë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes,
Ende nuk është inventari për të përcaktuar saktësisht se çfarë është grabitur.