Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e mjekësisë. Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, ka humbur betejën me COVID-19.
Lajmin e hidhur e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.
U prehsh në paqe dr. Draci
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”, shkruan Manastirliu.
Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe d…