Ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi ka zbuluar në intervistat e tij se Lulzim Basha i ka shkuar në banesë, i maskuar dhe i shoqëruar nga vajza e Sali Berishës, Argita, gjatë arrestimit të tij.
Gashi është shprehur se gjatë arrestimit të tij në banesë kishte shkuar i maskuar edhe Lulzim Basha si dhe Argita Berisha. Basha, sipas Gashit, ishte sjellë në mënyrë jo humane me gruan e tij, ndërsa kjo e fundit e kishte njohur nga vetullat, sytë, flokët dhe e folura.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në “Opinion” gazetari Baton Haxhiu ka thënë se e ka të sigurtë që Basha nuk ka qenë në arrestimin e Latif Gashit, dhe beson gjithashtu se kryedemokrati nuk e ka marrë kasetën e masakrës së Krushës.
Haxhiu: Nuk ka qenë Basha te arrestimi i Latif Gashit. Atje ka qenë Bora, s’du t’ja jap mbiemrin. Përkthyesit kanë qenë shqiptarë dhe nga republika e Serbisë. Kasetën nuk e di askush fatin e saj real. Nuk besoj që Basha ka shku prej qiellit e ka marrë kasetën. Nëse e ka marrë në Kukës është gjë tjetër, në Kosovë jo. Por ka kontradita në deklaratën e Bellanicës, ai thotë vetë që ia kamë dhënë BBC.
Fevziu: Vetëm nëse ka pasur 3-4 kopje dhe i ka shpërndarë.