Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit i kërkon që të dalë dhe të sqarojë akuzat nga dëshmitarët për masakrën e Krushës.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, kryetari i demokratëve theksoi se nëse Rama do të kishte investuar kohën e tij në shërbim të qytetarëve, do kishte arritur që të shpëtonte 8 qytetarët që humbën jetën sot nga COVID.
Sipas Bashës, që i janë errësuar sytë, që nuk po ndodh ajo që ai dhe banda e tij ëndërrojnë, kaosi dhe kolapsi dhe flasin përçartë, se gjoja vendi po thyen rekordet e infeksioneve, kur Shqiperia është nga vendet me infeksion më të ulët në rajon për frymë.
Madje aq është vërbuar sa nuk e shikon se Rama nuk është doktori i tij, që leh çdo ditë nga dritaret e rrjeteve sociale dhe nuk ka aftësi kurimi dhe shpëtimi pacientësh.
Postimi i Bashës:
Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra.
Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!