Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën , teksa ka publikuar disa foto nga rindërtimi i një banese të shembur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Rama thotë se banesat e katër banorëve të fshatit Xhafzotaj po marrin formë, ndërsa thekson se puna për rindërtimin po vijon.
“Rindërtimi vazhdon.
Shtëpitë e reja të Nuri Leçinit, Ervis Ballës, Shpëtim Ballës, Bedri Kastratit në Xhafzotaj, po marrin formë dita-ditës.
Puna vijon pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit të shkuar.
Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan kreu i qeverisë ne rrjetet sociale.