Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) deklaron se Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani nuk justifikon pasurinë. Për ILDKPKI, prokurorja e ka vendosur pasurinë në mënyrë të ligjshme, por KPK shprehet se pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro. Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.
Për Besa Nikhasanin është bërë vetëm kontrolli për pasurinë nëpërmjet vettingut. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë. Ka burim të ligjshëm pasurie. Kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI. Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër.
Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte. Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës 19 mijë e 500 euro. Janë pa burim të justifikuara.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Por, Besa Nikëhasani që kishte zgjedhur që të mbrohej vetë, pa avokat, mohoi konstatimet e bëra nga trupa gjyqësore e KPK që përbëhej nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Prokurorja u shpreh se dy garazhet i ka deklaruar në 2009, ndërsa shtoi se për makinën ka marrë borxhe. Ajo u shpreh se e bleu fuoristradën, pasi e vjetra iu përplas dy herë nga lëvizja nga Tiranë në Shkodër, ndërsa shtoi se në 2003 i kishin vendosur tritol në makinë dhe për këto arsye bleu një makinë të shtrenjtë. Më tej ajo deklaroi se një deklaratë në lidhje me të ardhurat nga shitja e një toke si pronë e familjes ja kishte plotësuar vjehrra pasi vetë prokurorja nuk ndodhej në ato momente për ta plotësuar.
Për dy garazhet nuk i kam fshehur por i kam deklaruar në vitin 2009. Është një lapsus por vlera 90 mije euro është për banesën dhe 2 garazhet. I bleva garazhet por se dija sa m2 do ishte. Noteri ka bërë një lapsus për një marrëveshje përfitimi që ne kishim brenda familjes nga shitja e një toke. Njëherë ma ka bërë vjehrra deklaratën e pasurisë. Nuk kemi pasur certifikatë pronësie për apartamentin e vjetër në Lezhë prej 130 m2. Ka qenë me leje ndërtimi që nga 2004. Kemi blerë makinë të shtrenjtë për sigurinë time pasi dy herë na kanë përplasur me makinë. Andrea Markut i kemi borxhe, ky person ka “Exchange”.
Ai na ka ndihmuar. Ajo nuk është makinë luksi. Nuk kemi pas qellim të fshehim pasurinë. Në 20 vite dy herë kam shkuar me pushime. Jam e hapur për cdo pyetje. Kemi harruar të deklarojmë shitjen e një makine Golf 3. Por e ka deklaruar pastaj burri. Në 2003 na kanë vënë tritol tek makina. Kërkoj të konfirmohem në detyrën time duke i qëndruar shpjegimeve që bëra për pasuri të justifikuar për burime të ligjshme.
Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani
Në përfundim të seancës, prokurorja nuk pranoi që të fliste për mediat, ndërsa vendimi i KPK do të jepet në datë 20 prill. Besa Nikëhasani fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër. Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Deri tani Vettingu ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën, ndërsa ka kaluar vetëm gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha./Shqiptarja.com