Kryeministri grek ka udhëtuar sot drejt Rodosit, por gjatë udhëtimit të tij ai është shqetësuar nga dy avion luftarak turq.
Sipas informacioneve, gjatë fluturimit nga Athina për në Rodos, avionët turq që fluturonin në 10 kilometra lartësi kërkuan të dhënat e fluturimit nga piloti i helikopterit grek, i cili në atë kohë po fluturonte në lartësinë 15 kilometra.
Piloti i helikopterit grek njoftoi avionët shoqërues të Kryeministrit Tsipras. Avionët ushtarak turq ishin futur në hapësirën ajrore greke, por më pas u larguan drejt lindjes.