Skenat erotike, veshjet provokuese dhe kimia me modelin italian bëri që videoklipi i ri i Encës të pushtonte rrjetet sociale.
Ai u diskutua pafund, por pavarësisht kritikave, ka arritur deri në 8 milion shikime në Youtube.
Pak kohë, e ftuar në një emision televiziv Enca tregoi se skenat erotike kanë qenë të parat që ka xhiruar me modelin spanjoll , duke rrëfyer se është ndjerë mjaft në siklet.
Por përpara se të xhiroheshin këto skena erotike, këngëtarja dhe Pierluigi kanë bërë një video të cilën këngëtarja e ka postuar sot.
Pierluigi shihet në siklet teksa kthen përgjigje të shkurtra, teksa Enca shprehet se:
Jemi gati për të xhiruar skenën ku do puthemi dhe prekemi. eja, je gati? Mendon se do dalë mirë? Mendon se do jetë e çuditshme?”