Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar Shqipërinë për çeljen e negociatave.
“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” , shkruan ai në Twitter.
Ndërkohë shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të prezantojë zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Para publikimit të raportit të KE për Shqipërinë, edhe ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.