Financimi me para ruse i lobimit të Lulzim Bashës në Uashington ka marrë përmasa planetare.
Madje përpos hetimit nga FBI amerikane dhe prokuroria shqiptare të këtij lobimi përmes parave të ish agjentëve të KGB nga parajsat fiskale, edhe media amerikane i ka dhënë përmasa epike.
Kështu gazetarja e “Forbes” teksa bën një shkrim për Shqipërinë, me sa duket e di Lulzim Bashën një rus nga stepat e Rusisë, teksa i ka ndryshuar dhe mbiemrin.
Në këtë shkrim gazetarja e “Forbes” prestixhozes amerikane e quan kreun e PD Lulzim Sasha.
Një mbiemër tipik rus dhe që me sa duket në qarqet e Uashingtonit këtu kanë nisur ta quajnë kreun e PD.
Kështu nëse në Shqipëri Lulzim Bashën e quajnë “holandezi” fluturues për shkak se gjithnjë fundjavat i bën në shtëpinë e tij në Holandë, në SHBA tashmë kanë nisur ta quajnë rus.
Madje i kanë dhënë dhe një mbiemër tipik rus, “djalit në shpirt” të Kremlinit, që tentoi të vinte në pushtet përmes financimeve ruse të ish agjentëve të KGB.
“Çe ka gjetur Bashën e shkretë. Vjen gazetarja e “Forbes” në Tiranë, takon Ramën dhe kur kthehet në USA ia shkruan emrin kreut të PD si rus: Lulzim Sasha”, shkruan një komentues.