osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Edi Rama: Luli e Monika do mbyllin Covid-19?! S’di, a t’i çojmë për shpifje apo për kurim

Edi Rama: Luli e Monika do mbyllin Covid-19?! S’di, a t’i çojmë për shpifje apo për kurim

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër ndaj qasjes së PD-së dhe LSI-së për çështjen e Covid-19, pasi është pyetur për rritjen e shifrave. “Jemi në nivelin e 100 të mençurve që shkojnë pas gurit të budallait”, tha Rama në bashkëbisedimin me gazetarëve.

Në lidhje me shifrat ai tha se jemi në një gjendje të parashikuar më parë, e dinim se do vinim këtu,

“Kemi strategjinë e vjeshtë dimrit jemi në kuadër të situatës së parashikueshme. Fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do të bëhet shumicë siç ka pretenduar prej shumë vitesh dhe ka rezultuar i tepruar. U deklamua nga kreu PD në dilemën e shifrave që përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, duhet bërë teste a thua se është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti. Po kjo është e dëmshme. Sepse spitalet janë larg së qënit në kolaps. Sapo kemi hapur Covid 3.

Covid 4 është gati dhe pret të hyjë në sistem në funksion të kujdesit për ata që kanë nevojë, ndërkohë që kam pasur bisedë shteruese me ekspertët dhe dua t’ju informoj se ne nuk i numërojmë testet në privat përveçse pozitivet. Numri i përgjithshëm i testeve që u jepet publike është ai i institucioneve publike dhe ne nuk kemi teste të shpejta, jo sepse si gjejmë dot por ekspertët e kanë parë të arsyeshme të testohet me PCR”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se “kam besim absolut tek ekipi teknik dhe fjala e tyre ka dalë. Bëj ç’thonë ata. Përderisa Basha ka gjetur formulën të frenojë infeksionin si ka mundësi që këtë formulë se kanë gjetur as Gjermania e as Franca që kanë bërë numra të mëdha testesh. Nuk e di duhen çuar për shpifje apo për kurim. Nuk e di si i besojnë ata këta sharlatanë që tregon mungesë të madhe respekti për çdo normë të edukatës”.

“Në këtë betejë nuk ka gjëra të shkruara në gur, ekspertët më të famshëm dikur thonin maska s’bën punë e pastaj thanë të përdoret. Evoluon qasja edhe te autoritetet e shkencës, e tani del një çift; njëra thotë shkoni në kisha e xhamia e tjetri thotë e frenoj unë infeksionin e ky quhet opozita e bashkuar që kërkon të marrë pushtetin e vihemi rëndom në pozitën e 100 të mençurit që turret pas gurit të budallait”.