Nuk ka ditë që Petrit Vasili, i vetmi njëri që i bindet dhe i ka ngelur Monika Kryemadhit, të mos dalë dhe të shajë qeverinë Rama.
Qeveria Rama ka shumë gjëra për tu kritikuar dhe për tu gjykuar, por Titi i Monikës, që ka qënë dy herë ministër dhe 8 vite në pushtet, është personi i fundit që mund të flasë për varfëri dhe korrupsion.
Nëse flasim për të sëmurët dhe spitalet, Petrit Vasili qëndroi 4 vite ministër i shëndetësisë dhe nuk bëri asgjë, vetë mdegradoi situatën.
Titi edhe si ministër i Drejtësisë nuk bëri asgjë të mirë por vetëm u akuzua për akuzime dhe korrupsion.
Megjithatë Titi i Monikës, është porositur që të dalë dhe të shajë Ramën dhe qeverinë.
Sot, Vasili, ka denoncuar publikisht sot një akt skandaloz, siç e quajti ai nga ana e mazhorancës, një akt që tensionon parlamentarizmin në Shqipëri.
Sipas tij, Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë nuk ka lajmëruar deputetët e opozitës por është mbyllur vetëm me ligjvënësit e mazhorancës.
Nëse kjo është e vërtetë, kjo përbën një shkelje të mazhorancës, pasi opozita ka të drejtën legjitime që të jetë e lajmëruar.
Por sot, Monika duke dahsur që të largojë vëmendjen nga hapja e negociatave dhe afrimit të Shqipërisë me Evropën, pasi kjo do të thotë afrimi i Metës me burgun, nxjerr Vasilin të vijojë sharjet.
Megjithatë e dëgjojnë apo jo, Vasili do të bëjë punën e tij…