E dini që motrat Vorpsi nuk flasin me njëra-tjetrën? Ornela ka rrëfyer të vërtetën, duke nxjerrë në shesh këtë detaj.
Ornela Vorpsi është shkrimtare, piktore dhe fotografe e njohur në disa shtete europiane, por fillesat e saj në këto fusha, nisën me studimet në Akademinë e Arteve.
Mbiemri i saj është shumë i njohur dhe mund ta lidhni me ish-zëdhënësen e Partisë Demokratike, Laura Vorpsin.
Teksa jetojnë në dy vende të ndryshme, Ornela në Paris dhe Laura në Tiranë, ato nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëra-tjetrën.
Ka qënë vetë Ornela e cila rrëfeu në “Opinion” arsyen pse dy motrat nuk flasin:
“Kur nuk kam çfarë të shkëmbej me njerëzit, nuk më intereson. Nuk kam raport me motrën”. Ajo sqaroi se ka vendosur që mos të kenë asnjë marrëdhënie bashkë.