Shifrat e dy ditëve të fundit flasin qartë për një ulje të ndjeshme të infeksionit në gjithë botën. Dita e djeshme ka shënuar një rënie të fortë të infeksioneve krahasuar me pikun e datës 30 tetor.
Diferenca të prekurve me datën 30 tetor është 136.839 të prekur më pak dhe 2207 vdekje më pak që shënon një rezultat pozitiv në rënien e kurbës së lartë të koronavirusit.
Janë 437261 persona të prekur dhe 5305 persona të vdekur nga koronavirusnë gjithë botën në datën 1 nëntor, ndërkohë që në datën 31 tetor janë regjistruar 475 449 të prekur dhe 6,505 të vdekur në datën 31 tetor. Pika më kulminante e të infektuarve nga koronavirus ka qenë data 30 tetor ku janë shënuar 573 800 të prekur dhe 7512 të vdekur.
Data 29 tetor ka qenë momenti i dytë i pikut të lartë të të infektuarve dhe vdekjeve, me 7158 të vdekur 548856 të infektuar. Nga shifrat lexohet qartë se kemi një rënie shumë të fortë të kurbës së infeksioneve dhe të ndarëve nga jeta.
Në gjithë botën deri sot janë 11,881,623 të infektuar nga të cilët 85,777 janë në gjendje kritike për jetën e cila përbën 0.74 përqind të numrit të infeksioneve.
Këto janë shifra që përtej konspiracionit tregojnë se përqindja e të sëmurëve kritikë në raport me asimptomatikët dhe të prekurit simptoma të lehta përbën një përqindje shumë të ulët.
Dhe nëse llogarisim numrin e të vdekurve me atë të të infektuarve në ditë kemi të bëjmë me 1.21 përqind. Shifrat e dy ditëve të fundit ngjallin optimizmin e një pikiate të sëmundjes e cila për dy ditë rresht ka shënuar rënie të konsderueshme pas pikur të datës 30 tetor.