osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u zëvendësuan plumbat e Berishës me Rilindjen e Ramës në Tropojë e në Veri

Si u zëvendësuan plumbat e Berishës me Rilindjen e Ramës në Tropojë e në Veri

Nga Ilir Yzeiri

Zakonisht nuk i ndjek videot e kryeministrit Rama gjatë vizitave të tij nëpër Shqipëri sepse media të posaçme i zbardhin ato dhe ky informacion të vjen përmes të gjitha aplikacioneve që ke në celular. Mirëpo, këtë radhë, isha kurioz dhe e kam ndjekur me vëmendje vizitën e Edi Ramës në Tropojë dhe në Malësinë e Madhe. E ndoqa dhe jam emocionuar. Jam ndier krenar për vendin tim dhe për kryeministrin e vendit tim.

E di që çdo shprehje e emocioneve pozitive në këtë vend nuk pritet mirë dhe sharja fyerja, përbuzja dhe përçmimi për punët e qeverisë apo për këtë vend që nuk bëhet, nga një pjesë e shqiptarëve është bërë sport nacional. Personalisht, nuk kam menduar dhe nuk mendoj kurrë kështu. Asnjëherë nuk e kam ngatërruar qëndrimin kritik dhe investigimin serioz me vlerësimin dhe respektimin e një traditë të lashtë shqiptare që thotë se nëse nuk punon vetë të paktën thuaji punë e mbarë atij që punon.

Tani le të kthehemi pak prapa në kohë.

Ndoshta nuk kisha për ta shkruar këtë koment në qoftë se sot nuk do të shihja në faqet e « Temës » një kronikë të zbardhur të një bisede të Sali Berishës në një televizion që është pronë e mikut të tij të shpallur e të ngushtë ku ai, ashtu si gjithmonë, villte vrer kundër Edi Ramës dhe i numëronte krimet që paskërka kryer ai dhe vitet e burgut.

Disa ditë më parë Ilir Meta në një gjendje jo normale e fyu rëndë Edi Ramën dhe për të disatën herë i kujtoi atij vrasjen dhe shqiptarëve u kujtoi luftën dhe revolucionin.

E shoqja e Metës u derdh në brigjet e Adriatikut dhe për të njëmijtën e herës u dha shqiptarëve mesazhin më të keq që ajo nuk përfill rregulla e ligje, asaj nuk i intereson disancimi social, maska dhe rregullat e tjera që janë parashikuar nga protokollet ndërkombëtare për të mbajtur larg virusin më të tmerrshëm të këtyre 100 vjetëve të fundit.

I vetmi që të bënte për të qeshur tani që Tritan Shehu del rrallë, ishte Lulëzim Basha, i cili ka vendosur të argëtojë shqiptarët si atëhere kur jep këshilla virologo-virusore dhe atëherë kur shkëlqen me llogaritë apo me shifrat që i luan si të jenë tespije me gur fildishi ardhur nga ndonjë ish-koloni e Holandës.

Edi Rama, siç e thashë që në fillim, ishte në Tropojë dhe në Malësinë e Madhe. Ishte si kryeministër i Shqipërisë dhe qëndroi aty edhe si vizitor në Valbonë bashkë me familjen. Mua m’u kujtua një vizitë tjetër e Ilir Metës në vitin 2000. Shih linkun këtu. (https://youtu.be/WQ3uie_enQo ). Nuk e kam fjalën për gjuhën që ai përdor kundër Sali Berishës në atë video, por për një të vrarë që u regjistrua atë ditë pas ikjes së Metës nga Tropoja.

Ndërsa atë që i ka bërë Tropojës Sali Berisha nuk besoj se ka shqiptar tjetër që t’ia kalojë atij për nga vdekjet dhe varret që ka hapur në vendlindjen e tij.

Ndërsa Edi Rama është i pari kryeministër që mbolli paqe në atë qytet, është shqiptari i parë me pushtet që në vend të plumbave dërgoi invsetime. Në fillim ai ndali projektin makabër të Berishës për ta bërë Valbonën e bukur një zinxhir të shëmtuar me HEC-e të vegjël dhe pastaj nxiti investimet dhe përfshiu në projektin e tij të Rilindjes Urbane edhe Tropojën e cila sot ka filluar të marrë frymë dhe të kthejë buzëqeshjen që i kishtë ngrirë biri i saj Sali Berisha.

Ajo që më bëri përshtypje në fjalën e Edi Ramës ishte guximi prej shtetari serioz për të përballuar një nga problemet më të mprehta në atë zonë që është ai i pronësisë mbi tokën në pyjet me gështenja. Duke atakuar Ligjin 7501 dhe duke gjetur hapësira të pranueshme juridike ai me guxim kërkon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë plagë të hapur nga biri i Tropojës, Sali Berisha dhe do t’i pajisë pronarët e Pyllit të Madh të Gështenjave me tituj pronësie duke thirrur në ndihmë Këshillin Bashkiak i cili do të verifikojë ndarjen që kanë bërë banorët sipas kufijve të vjetër pa krijuar asnjë konflikt.

Të njëjtën gjë ai premtoi edhe në Vermosh.

Ditë më parë kam ndjekur me vëmendje edhe raportimet për Pukën e rilindur dhe të gjithë po e shohim se me çfarë vëmendjeje e ndjek Edi Rama ndërtimin e « Rrugës së Arbrit ».

Duke parë të gjithë këto unë e kuptoj pse Sali Berisha përdor një ligjërim halucinant me burgje e krime. Në fakt ashtu i lexon pretencën vetes së tij.

Edi Rama është i pari kryeministër që e rilindi Tropojën dhe Veriun. Ka pak rëndësi sesa investime janë bërë në atë zonë. Edi Rama është kryeministri i parë i tranzicionit që nuk dërgoi plumba në Tropojë e në Veri, por dërgoi investime.