Dosja ‘Hajdari’ ka futur në panik ish-kryeministrin Sali Berisha. Madje ai ka filluar të lëvizë të gjithë gurët pasi është thirrur si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë.
Gazeta ka mësuar se Berisha i ka varur shpresat tek gjyqtari kryesor i çështjes, Lazër Sallaku, i cili ka shpëtuar edhe herë të tjera si Berishën edhe Bashën.
Pikërisht pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara, i cili paralajmëron se një ditë edhe Lazër Sallaku do të përballet vet me drejtësinë.
“Lazer Sallaku shpeton Bashen duke pushuar ceshtjen e lobimit rus dhe pastrimit të parave,
Lazer Sallaku pushon ceshtjen lidhur me aferen e privatizimit të CEZ-it,
Lazer Sallaku gjykon ceshtjen Hajdari.
Kjo eshte drejtesia, keto jane qokat qe pushtetaret iu bejne ishpushtetareve.
Megjithate kam besimin e plote se, ky gjyqtar do të perballet edhe vete me drejtesine dikur.
Drejtesia vonon, por nuk harron!”, shkruan Kara.