osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FBI në Shqipëri për hetime: Me ligj SPAK heton korrupsionin e ndërkombëtarëve!

FBI në Shqipëri për hetime: Me ligj SPAK heton korrupsionin e ndërkombëtarëve!

Arrestimet e disa zyrtarëve për shpërdorim detyre, korrupsion dhe fshehje e të ardhurave do të shoqërohen edhe me hetime nga FBI amerikane. Dhe kjo për faktin se kompania që ka lëshuar fatura fiktive pa kryer asnjë investim në 8 puset e naftës që ishte dhënë leje nga autoritetet shqiptare.

Por, ajo që do trajtojmë në këtë shkrim lidhet me një tjetër problematikë. Pse duhet të presim që indicien për hetime, apo korrupsion në vlera të larta të na e sjellin të huajt dhe vetë strukturat tona të hetimit janë përherë një “hap mbrapa”.

Legjislacioni shqiptar, sidomos pas Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e strukturave të reja si SPAK dhe BKH në misionin e tyre e kanë qartësisht të përcaktuar edhe hetimin e korrupsionit aktiv të nëpunësve të huaj publikë. Ndërsa FBI heton në Shqipëri. Rasti i zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk është i pari. Ka pasur edhe më parë hetime nga FBI në Shqipëri kryesisht për krime të rënda, si vrasje.

Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e Posaçme Hetimore për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135, paragrafi 2, të Kushtetutës janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm.

Njësia e Posaçme Hetimore është në varësi të Prokurorisë së Posaçme dhe ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit për disa vepra penale.

Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Krimet e parashikuara nga Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë që hetohen nga BKH dhe SPAK dhe gjykohen nga Gjykata e Posaçme janë; Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu hetohet nga SPAK përfitimi i paligjshëm i interesave, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Nuk janë përjashtuar nga hetimi as kategoritë e zyrtarëve të huaj. Bëhet fjalë për korrupsionin aktiv të gjyqtarit ose të zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj, korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja.

Por SPAK nuk bën përjashtim as për akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë te Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj. Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës./Gazeta Shqip