osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha i bën “gropën” Llallës. Sheiku afër burgut. Monika e shet

Lulzim Basha i bën “gropën” Llallës. Sheiku afër burgut. Monika e shet

Kanë ardhur kohë realisht të vështira për Adriatik Llallën. Ai thjeshtë është bërë aktori i fundit i një filmi të parë shumë herë në Shqipëri këto 27 vjet. Kur zyrtarët e korruptuar pasi i shërbejnë politikës, shtrydhen prej tyre deri në pikën e fundit, dhe më pas flaken në koshin e ndëshkimit.

I tillë duket të jetë aktualisht edhe fati i ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili është “shitur” edhe nga PD duke mbetur i vetëm tashmë në fatin e tij të zi. E po pret vetëm trokitjen e drejtësisë…

Partia Demokratike

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.
I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk ccoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë puën e Llallës”, u shpreh Paloka i cili akuzoi kryeprokuroren aktuale Arta Marku si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.

Më parë, edhe LSI

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një nga daljet e tij të fundit në studion e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, është përballur me pyetje edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

I pyetur nëse e ka mbështetur LSI Adriatik Llallën dhe a është ai i LSI-së, tha:

“Nuk dëshiroj të ul nivelin e kësaj bisede, për t’ju përgjigjur disa analistëve apo ça janë ata, që dalin disa herë nëpër studio për të përsëritur gjëra të porositura.”

Më tej ai shtoi se, “Asnjëherë LSI nuk ka propozuar ndonjë nga Kryeprokurorët.”, ndërsa shtoi se, “E mbështetëm sepse ka qenë i votuar nga të gjithë dhe ka qenë kryeinspektor.”

Eshte shumë i njohur filmi: A nuk i vrasin edhe kuajt kështu”? Për Adriatik Llallën, pas kësaj, pyetja që i shkon më shumë është: A nuk i shtrydhin edhe limonat kështu?

Përgatiti: Alpenews.al