Tërmeti i fuqishëm në Greqi dhe Turqi ka lënë pas shumë dëme materiale dhe por fatkeqësisht edhe humbje jetë njerëzish.
Një video e realizuar me dron tregon qartë pamjet e tmerrshme të tërmetit tragjik në Turqi.
Siç shihet në video, tërmeti me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter ka lënë pas pasoja katastrofike, me dhjetëra pallate e ndërtesa të shembura.
Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar 25 viktima në Izmir dhe 2 në ishullin grek Samos. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë trupave nën rrënoja.