Për herë të parë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka artikuluar qartë mundësinë e krijimit të një partie të re në kampin e djathtë.
“Nëse PD do ta çojë deri në fund këtë që ka nisur dhe unë jam i bindur që kështu do të ndodhë edhe në Kuvendin Kombëtar që mblidhet në fund të muajit duke mbyllur çdo derë.
Ne më pas kemi vetëm një rrugë, si njerëz që duam të merremi me politikë dhe të kontribuojmë për vendin.
Ne kemi vetëm një rrugë që të përfaqësojmë qindra mijëra të djathtë që duan të përfaqësohen në parlament” – u shpreh Patozi.
“Unë jam ai që e dua më shumë opozitën e bashkuar. Por unë jam ai që jam përjashtuar nga partia ime. Pa u pyetur dhe pa u dëgjuar”.
“Ajo parti është kthyer në ndërmarrje private me një aksioner të vetëm” – tha ai.