Ditën e sotme përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn pritet të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Komisioni Europian do të publikojë progres raportin, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Qeveria shqiptare pret që po këtë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian. Sipas EU Observer, raporti prej 37 faqesh i progresit që ka bërë Shqipëria në këtë një vit e gjysmë, thuhet se është bërë përparim në pesë prioritetet kyçe.
Sipas axhendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.
Ndërkohë, më 23 prill pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë edhe Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.