osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha sulmon ish-shefin e CIA-s, Goerge Tenet: Një gënjeshtar i lindur. Është nga Qeparoi, por edukuar nga ekstremizmi grek

Berisha sulmon ish-shefin e CIA-s, Goerge Tenet: Një gënjeshtar i lindur. Është nga Qeparoi, por edukuar nga ekstremizmi grek

Sali Berisha ka sulmuar ish-shefin e CIA-s George Tenet, i cili mbajti detyrën e lartë nga vitit 1996-2004.

Berisha, lidhur me ngjarjet e vitit 1997, tha se Tenet ishte një gënjeshtar.

“Marrëdhëniet e mia me George Tenet janë të njohura. George Tenet në mos gaboj në 1997 u bë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Dhe padiskutim që marrëdhëniet e mia kanë qenë jo miqësore.

Ai ishte një gënjeshtar kongenital që gënjeu dhe presidentin Bush për armët e Sadam Husseinit“, tha Berisha për gazetarin Roland Qafoku.

-Jeni duke thënë se shefi i CIA-s George Tenet ishte gënjeshtar?

-Gënjeshtar kongenital, jo gënjeshtar. I lindur. Ai është njeriu i cili i tha George Bush se Sadam Husseini ka armë të shfarosjes në masë. Dhe presidenti Bush ka pranuar si gabim të jetës së tij atë akt që e bazoi te ky njeri.

-Po për Shqipërinë çfarë gënjeu?

-Mbase duke ditur marrëdhëniet që kisha me të. Sepse ju e dini, Tenet është nga Qeparo, një familje shumë e mirë. Problemi it ij është se ai është ushqyer, edukuar në shkollat e ekstremizmit grek kështu që ai kishte një pikëpamje të veçantë për Shqipërinë, për minoritetin. Ndaj dhe në këtë aspekt unë nuk kam të dhëna, por këta e shfrytëzonin këtë. Unë nuk e kam takuar kurrë atë.

E kam takuar një herë në zyrën e John Deutch kur ky i fundit ishte drejtor i CIA-s dhe aty më thotë “A e ke për gjë se kam thirrur këtu zëvendësin tim” George Tenet. I them nëse nuk e ke për gjë të jesh me dy shqiptarë, unë nuk e kam aspak. Tenetit nuk i erdhi mirë por unë ja thashë me qëllim. Familja Koka është një familje puro shqiptare, patriote.

-Në librin e tij me kujtime, George Tenet shkruan vetëm kaq për Shqipërinë: Une jam grek, por vij nga një vend që ndodhet në Jug të Shqipërisë. As e përmend fare që është Koka nga i ati dhe Kacelano nga e ëma.

-Shumë shqiptarë, jo vetëm familja Koka por edhe shqiptarë të tjerë, kryesisht ortodoksë kur kanë emigruar në SHBA kanë gjetur përkrahje të madhe nga kisha greke e cila ka një infrastrukturë të gjerë sociale për të mbështetur emigrantë të ndryshëm dhe në një farë mënyre nuk është vetëm Tenet por shumë shqiptarë janë greqizuar gjatë kohës që kanë qëndruar në Athinë. Ky është takimi i parë dhe i fundit që kam pasur me të.