Java e tretë e Tetorit shënoi një rekord infektimesh sa i përket rasteve të reja me Covid-19. Numri i personave që rezultuan pozitiv me koronavirus thuajse është dyfishuar krahasuar me vetëm një javë më parë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin Covid 3, i cili pritet të hapet së shpejti në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT.
Rama po zhvillon një takim me drejtues dhe mjekë.
Mësohet se spitali Covid 3 pritet që të ketë 150 shtretër në total, ku pritet që të trajtohen pacientët që janë në gjendje më të stabilizuar.
Fillimisht pritet hapja e një pavioni me vetëm 40 shtretër, ndërsa në dispozicion do të jenë 50 mjekë dhe infermier, që do kujdesen për pacientët.