Një qytetar nga zona e Gjirit të Lalzit i kërkoi Presidentit Ilir Meta ‘live’ në emision që të dorëhiqet.
Ai bëri edhe një denoncim konkret për kreun e shtetit duke thënë se po bën fushatë për LSI-në në Lalz.
“Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen. Ditë për ditë po i dalin skandale.
Meta po bën fushatë për LSI-në në Lalz duke premtuar shpërblime dhe po u kërkon qytetarëve të caktuar nga 4 mijë vota.
Të verifikohet. Presidenti është duke bërë fushatë”, tha ai për Report Tv.