Moderatorja e emisionit të mëngjesit në Top Channel, Ori Nebiaj, ka reaguar e revoltuar me emisionet e drekës në Shqipëri. Ajo ka thumbuar një prej tyre, Megi Pojanin, që shfaqet tek “E diell” në Top Channel.
“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkruan Nebijaj.
Reagimi i saj ka sjellë reagimin e Pojanit, e cila thotë se Nebiaj ka mbetur në vitet ’80.
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano.
Unë jam rritur me Disney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time.
Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- iu përgjigj Pojani.
Pas kësaj, ka reaguar sërish Nebiaj.
“Pse të djeg miza ty moj xhan? Doni ta dini me kë e kisha mllefin? Me Barbara Urson e kisha dhe barbaraursizmin tuaj.
E për ta mbyll me pozitivitet, jam shumë e lumtur për këtë mllefin tim sot se mu kthye në shumë dashur idhe buzëqeshje nga të gjithë ju që lundroni në instan tim.
Jeni të paparë dhe shumë në sinkron me mua dhe me njëri-tjetrin! Ju mejd maj dej!”- shkruan Nebijaj.
Kjo e fundit ndoshta ka të drejtë, por problemi i emisioneve të së dielës nuk është tek këto vajzat e reja që thërrasin si moderatore, por tek drejtuesit kryesorë të emisioneve, si fjala vjen Edi Manushi apo Ardit Gjebrea, që i kanë banalizuar këto emisione në atë shkallë, se janë bërë të neveritshme, siç shprehet me të drejtë Nebiaj.