Ambasada Amerikane dy ditë më parë përshëndeti procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të BKH, por ky proces është dërguar në Gjykatën Administrative, për shkak se një prej personave që është skualifikuar, ka hedhur akuza për garë të pandershme.
Kandidati që nuk është përzgjedhur, kërkon që procesi të shpallet i pavlefshëm.
“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, deklaronte ambasada amerikane.
Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020 mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit, por duket se tashmë do të ketë një shtyrje të mëtejshme të procesit, deri në një vendim nga ana e gjykatës.