Moderatorja Oriela Nebijaj ka bërë një reagim të fortë, ku shpreh zhgëjimin nga disa moderatore, që për të janë veç njerëz që japin dhimbje veshësh e sysh. Në një status në rrjetet sociale, Nebijaj, shkruan se e ka tmerr ta kalojë të dielën në shtëpi, vetëm se shikon këto moderatoret, që për të janë shkarravina.
Statusi i Orit:
“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkruan Nebijaj, pa përmendur asnjë emër, por që ne jemi përballë veç dy alternativave.
Duke qenë se TV Klan, të dielave nuk ka asnjë ‘moderatore’, pasi të gjithë pasditen e zë Ardit Gjebrea, na ngelet të mendojmë se prezantuesja e mëngjesit, bezdiset nga koleget e saj të pasdites në Top-Channel.
Ta ketë vallë me prurjet e reja të televizionit ku punon vetë ajo?