Marin Suli, kandidati i kreut të PD Lulzim Basha, i cili nuk mori mandatin e deputetit ka sulmuar Genc Pollon, Enno Bozdon & Co.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Suli shprehet se nuk arrin t’i kuptojë ata që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh, duke i cilësuar si vemtje dhe xhepistat e PD.
“Të tërë i kuptoj që kanë opinion dhe bën mirë apo keq kushdo ish funksionar i lartë i PD, që bën ndonjë parti a i bashkohet ndonjë partie, po këta ish vemjet dhe xhepistat e PD që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh dhe as votat e grave që kanë në shtëpi nuk morën s’ i marr vesh?
Më ndihmon dot njeri të më ndriccojë se jam shumë i errët në mendime?”, shkruan Suli./CNA.al