osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Blofi i “Salo dixhitalit” me deputetin Alket Hyseni për ndërtimet në Ksamil

Blofi i “Salo dixhitalit” me deputetin Alket Hyseni për ndërtimet në Ksamil

Sali Berisha vijon të shpërndajë ne faqen e tij në facebook lajme të rreme, duke goditur me mashtrime të ulta kundërshtarët e tij politikë.

Rasti i fundit është ai ditës së sotme ku akuzonte deputetin e Sarandës, Alket Hysenin, se po ndërtonte disa kioska pa leje në Ksamil për t’i legalizuar më vonë, për t’i kthyer në vila.

Lexoni mesazhi dhe shikoni videon.

Deshmi flagrante te rrembimit te prones me fallsifikim dhe mbeshtetje politike.

Legalizohen 6 kioska per te ndertuar 6 vila narkotrafikantet. sb

Pershendetje. Një qytetar nga Ksamili ka denoncuar në Saranda Web vendosjen e 6 kjoskave, që sipas tij do të shërbejnë si objekte për legalizim të 6 vilave

Gati per legalizim vilat e narkotrafikanteve dhe narkoqeveritareve ne Ksamil. Pas ketyre kioskave qendrojne njerez te afert te lidhur me deputetin e sarandes alket hyseni i njohur per shume histori te famshme te rrembimit te pronave. Eshte pushteti politik i alket hysenit ai qe i ben institucionet e shtetit ne sarande ti nenshtrohen urdherave dhe jo ligjit”, shkruan Berisha në postimin e tij, që i është dërguar nga një gazetar militant i PD-së në Sarandë.

Por, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.

Sot, bashkia e Sarandës i ka shembur të gjitha këto objekte pa leje, duke liruar hapsirat publike. Ky aksion i IKMT-së së Bashkisë Sarandë është përshëndetur nga vetë deputeti Hyseni, i cili ka kërkuar dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar këto që ndërton pa leje.

“Në Ksamil, shteti në këmbë për mbrojtjen e territorit. Nuk ka kompromis me asnjë ndërtim pa leje, zënie territori me kioska, rrethime apo mbjellje pemësh në kundërshtim me ligjin, apo në dëm të natyrës dhe territorit. Ju bëj thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë dhe përkrahin strukturat e Bashkisë Sarandë, IKMT dhe Policisë së Shtetit në ushtrimin e detyrës”, u shpreh Hyseni pas prishjeve të këtyre ndërtimeve pa leje.

Gjithashtu, edhe kryebashkiaku Adrian Gurma pas prishjes së objekteve u shpreh: “Strukturat e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Terrtorit dhe Policia Bashkiake) së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve në aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje ne Ksamil. Organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin!”, tha Gurma.

Ky ishte një nga shumë mashtrime që Berisha publikon në facebook. /Shqiptarja.com