osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Marrëveshja për detin: A e mori Rama bekimin nga miku i tij Erdogan, kjo mbetet për tu parë

Marrëveshja për detin: A e mori Rama bekimin nga miku i tij Erdogan, kjo mbetet për tu parë

Jehona e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar që ta zgjidhin në gjykatën ndërkombëtare të Hagës vijon në të dyja anët e kufirit.

Gazetari i gazetës “Kathimerini” Stavros Tzimas në një analizë mbi marrëveshjen e shikon në këndvështrime të ndryshme, por në fund thotë se është një mundësi e mirë për rinisje mes dy popujve.

“Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë, për t’iu drejtuar Tribunalit të Hagës për përcaktimin e zonave detare, është një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe, më e rëndësishmja, për mendimin tim, pas nënshkrimit të Paktit të Miqësisë nga presidenti i atëhershëm në vitin 1996 në Tiranë.

Marrëveshja për EEZ e nënshkruar në 2009 ishte e v.dekur gjithsesi pasi u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe nuk bëhej fjalë për kthimin e saj në procesin e zgjidhjes.

Por meqenëse të dy palët donin ta mbyllnin çështjen, për arsyet e tyre, u duhej të gjenin një mënyrë të pranueshme dhe zgjodhën Hagën.

Me marrëveshjen për të shkuar në Hagë, Greqia përmirëson imazhin e saj ndërkombëtarisht, si një vend që kërkon dhe mund të zgjidhë çështje të pazgjidhura me fqinjët e saj në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar dhe Shqipëria merr vlerësime nga partnerët në pritje të një date për fillimin e negociatave për pranimin e saj në BE.

Nëse Rama mori “bekimin” e “mikut Erdogan” për të rënë dakord ose për të paraqitur interesat e vendit të tij – si dhe tonat – dhe perspektiva e tij evropiane, është një çështje që do të shihet gjatë dhe do të gjykohet.

Në fund të fundit, rruga për në Hagë do të jetë e gjatë dhe jo pa pengesa, ndërsa vendimi i Gjykatës, i detyrueshëm për palët, – me shumë gjasa – mund të devijojë nga dëshira politike dhe synimet e secilës palë.

Do të ketë ankesa dhe ato tashmë kanë filluar, por kur shkoni në një negociatë – pjesë e së cilës është edhe Haga – kurrë nuk i merrni ose nuk i jepni të gjitha.

Avokatët, diplomatët dhe ekspertët në Ligjin e Detit, do të thirren për të mbrojtur pozicionet e vendeve të tyre.

Ekziston diçka po aq e rëndësishme në marrëveshjen për EEZ: qasja ndaj një çështje kaq të rëndësishme mund dhe duhet të “zhbllokojë” marrëdhëniet greko-shqiptare, duke krijuar një klimë të favorshme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura, të cilat mbeten të bllokuara.

Tani mund të jetë koha e duhur që Tirana dhe Athina të shtypin butonin e rinisjes, në interes të të dy popujve. Mundësia nuk duhet të humbasë” shkruan ai.