Nga 424 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike. Ditën e djeshme u mbyll faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve, të cilët do kalojnë edhe në disa filtra të tjerë.
Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve po monitorohet nga ndërkombëtarët, ku 2 përfaqësues janë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 2 të tjerë të Bashkimit Europian. Në fazën e parë kandidatët u vlerësuan në bazë të dosjes, nëse i kishin dorëzuar të gjitha dokumentet apo jo. Ndërsa në fazën e dytë, kandidatët iu nënshtruan testimit me shkrim, ku arritën të kualifikoheshin 424 emra për në fazën e tretë.
Në këtë fazë, kandidatët u testuan për aftësitë fizike që përfshin testim në palosje, sprint 300 m, pompa dhe vrapim 2.4 km. Pas fazës së tretë, 103 kandidatët e kualifikuar do i nënshtrohen ditën e hënë një tjetër testimi, që është shkrimi i eseve, e cila do të shërbejë për të testuar anën intelektuale të kandidatëve dhe se sa të aftë janë ata për të bërë raporte.
Edhe BKH përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku tregoi modelin e testimit të eseve bëri me dije se kjo fazë është e rëndësishme për të demonstruar nivelin e aftësive në shkrim dhe këndim, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikuluar idetë me shkrim. Por për t’u zgjedhur 60 emrat më të mirë që do të jenë pjesë e FBI shqiptare, kandidatët do të kalojnë edhe faza të tjera vlerësimi.
Pas testimit për shkrimin e eseve ditën e hënë, kandidatët do të vlerësohen për pasurinë. Ata do t’i nënshtrohen një vetingu, ku do të deklarojnë çdo pasuri që kanë ata dhe të afërmit e tyre. Pas kësaj, kandidatët që do të përzgjidhen do t’i nënshtrohen testit të poligrafit ose makina e së vërtetës.
Plani është që në fund të këtij muaji të jetë mbyllur vlerësimi i kandidatëve dhe BKH të dalë më një listë të plotë të emrave që janë përzgjedhur. Deri tani, verifikimi dhe testimi i kandidatëve po ecën me ritme të shpejta.
Ja kur përfundon përzgjedhja e kandidatëve
Por përzgjedhja për 60 emrat që do të jenë pjesë e BKH po ecën me ritme të shpejta. Sipas informacioneve të gazetës pritet që Komisioni i Posaçëm i Rishikimit të mbyllë brenda këtij muaji procesin e përzgjedhjes së hetuesve dhe në muajin nëntor të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të trajnohen për 1 muaj.
Më pas FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të sjellin ekspertë në Tiranë që do të zhvillojnë trajnime dhe do të instalojnë pajisje speciale që do të dhurohen nga SHBA. Fakti që çdo kandidat do të kalojë në filtrin e amerikanëve tregon qartë se ky organ do të jetë imun ndaj ndikimit politik dhe kur BKH të jetë gati, politika duhet të trembet. Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për kupolën e drejtësisë.
Në këtë muaj, BKH pritet të jetë funksionale dhe gjëja e parë që ata do të bëjnë është monitorimi i njerëzve të drejtësisë. Përgjimi i telefonatave, email dhe kontrolli i llogarive bankare të anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pritet që të jetë fokusi i parë i punës së Byrosë së Hetimit.
Deri më tani, monitorimi i anëtarëve të SPAK nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së BKH, por me ngritjen e saj në dhjetor çdo gjë do marrë tjetër rrjedhë. Hetuesit specialë të FBI shqiptare do të kryejnë përgjimet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave do të merret me kontrollin e llogarive bankare.
Ja 103 emrat për në fazën finale
1. Elton Kerluku
2. Algert Gjonaj
3. Roland Ormeni
4. Alteo Nazeraj
5. Bleard Vucaj
6. Olgert Berberi
7. Denisa Kosta
8. Bledar Halilaj
9. Aurora Allkanjari
10. Ingri Vorfi
11. Besmir Likaj
12. Hasan Jahja
13. Mikeljan Shkalla
14. Renato Lapa
15. Bora Nanogjoka
16. Bledi Gjonaj
17. Loris Dervishi
18. Lindita Nushi
19. Ervin Ballaci
20. Bislim Rrustemaj
21. Fatbardha Menalla
22. Besart Cerri
23. Brunilda Ceca
24. Nikolin Bello
25. Kridis Kupe
26. Daniel Lyla
27. Julian Malaj
28. Astrit Rapce
29. Kristaq Dashi
30. Enrik Qenami
31. Arber Allaraj
32. Tomi Gramo
33. Edilion Kolagji
34. Ervin Zenelaj
35. Besnik Sokoli
36. Fatbardh Kulici
37. Elvis Treska
38. Orald Lani
39. Bledar Flaga
40. Indrit Ago
41. Darzan Koni
42. Donald Fega
43. Armand Hasalla
44. Idlir Maka
45. Laert Elmazaj
46. Erjon Tema
47. Bilbil Sulo
48. Adem Skendo
49. Ramadan Cani
50. Klodjana Malia
51. Astrit Ymeraj
52. Vjollca Velaj
53. Lisander Konini
54. Albi Basha
55. Elvis Shkjau
56. Sajmir Cuka
57. Algert Cekrezi
58. Geraldo Taraj
59. Artjon Pumo
60. Olivia Myftiu
61. Anjeza Burnazi
62. Altin Korreshi
63. Altin Zeqiraj
64. Andi Osmani
65. Seknaj Xhejsi
66. Venetik Zhuli
67. Armand Dervishi
68. Arben Sulaj
69. Esmeralda Geca
70. Uskana Lleshi
71. Samet Gurguri
72. Vivia Velias
73. Eduart Kaloshi
74. Sokol Xhabija
75. Eno Lolo
76. Nerta Xhabrahimi
77. Esmir Rringaj
78. Albano Kollacej
79. Florenc Dauti
80. Eder Ndoci
81. Irena Hoxha
82. Anisa Duka
83. Blendi Bimbli
84. Alketa Shima
85. Eliza Pataj
86. Besnik Mesi
87. Kelti Muca
88. Greta Drishti
89. Alvaro Noga
90. Dorina Cipi
91. Stela Shkarpa
92. Kejvin Cani
93. Shkelqim Cakoni
94. Onis Gjoka
95. Gerti Tartale
96. Bledar Strelca
97. Klajdi Luli
98. Redinald Papa
99. Aleko Pepo
100.Bekim Selimaj
101. Endri Balla
102. Erion Semani
103. Lulzim Marini