Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga shtëpia e rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta.
Mes të tjerash, shefi i qeverisë thekson se ashtu si kjo shtëpi, është edhe dallimi mes Shqipërisë që kishim dje, Shqipërisë që kemi sot, e Shqipërisë që duam dhe do të kemi nesër.
“Ja kështu si dallimi mes shtëpisë së At Gjergj Fishtës deri dje, copë-copë dhe sot, e rimëkëmbur, po në nevojë për t’u sistemuar me orenditë e brendshme, është edhe dallimi në çdo fushë mes Shqipërisë që kishim dje, Shqipërisë që kemi sot, e Shqipërisë që duam dhe do të kemi nesër”, shkruan Rama.