Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbulimit të fundit të gazetës TemA, në lidhje me skandalin e Ilir Metës me dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin e Tiranës Cobbinah, që rezulton në ndjekje penale në Shqipëri.
Rama thotë se Meta i ka bërë gol drejtësisë me shkeljen e tij.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash!
Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë”, shkruan Rama.