Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, aktualisht deputet, ka postuar një foto me Fatos Nanon.
“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë!
Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.
E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”– shkruan Koka.
Lefter Koka ka qenë për shumë vite deputet i LSI-së, por pas bojkotit të Kuvendit nga partia e Monika Kryemadhit, rrugët e tyre u ndanë.
Qendrimet e Kokës që prej largimit nga LSI kanë qenë të njëjta me PS-në dhe mendohet se ai do kandidojë pikërisht për socialistët në zgjedhjet e ardhshme.