osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiunimi si ves dhe denoncimi si detyrë

Spiunimi si ves dhe denoncimi si detyrë

Në kohën e komunizmit, njerëzit u edukuan të rriten vigjilentë. Pra, të denonconin çdo gjë e çdo kënd që kërcënonte partinë dhe atdheun. Rritja me këtë frymë, prodhoi njeriun e modifikuar, jo gjenetikisht, por politikisht, duke krijuar një prototip gjallese të çuditshme, ku të gjithë spiunonin të gjithë.

Të gjithë qëndronin në radhë për bukë e djathë, dhe të gjithë ishin gati ta spiunonin njër-tjetrin, nëse dikush do të thoshte se këtu nuk ka bukë. Pas zhdukjes së disidencës së vërtetë politike deri në vitet ‘50, burgjet më pas u mbushën pikërisht me njerëz që denonconin njëri-tjetrin, edhe për një fjalë goje.

Ky mentalitet me duket se vazhdon edhe sot. Një i njohuri im ndërroi çatinë e një shtese të vjetër pas shtëpisë dhe kishte marrë leje në Njësinë Administrative për këtë. Deri në mbrëmje, i shkuan për tia parë atë lejen nja 5 patrulla të ndryshme policie.

-Prapë? Po tërë ditën me kasollen time do merreni ju – tha më në fund i xhindosur ai.

-Skemi ç’bëjmë zotëri, telefonojnë qytetarët dhe denoncojmë.

Denoncimi, si një formë e bashkëpunimit të qytetarit me shtetin është një detyrim për ta ndihmuar shtetin. Por “ky bashkëpunim” kaq i zellshëm, në kësi rastesh, më duket se më shumë anon nga ai vesi i spiunimit të dikurshëm.

Pasi, denoncimi si vetëdije qytetare per bashkëpunim me shtetin, ta kërkon të jesh i gatshëm te denoncosh edhe kur shikon një vjedhës tek dera e fqinjit. Por, në kësi raste në themi:

Futu brenda, ç’të duhet të gjesh belanë.

Të keqen ne nuk e denoncojmë. Jemi vendi me korrupsionin të shtrirë në çdo kapilar të shtetit dhe shoqërisë, edhe për këtë arsye. Skandale të mëdha në vendet të mëdha, janë zbuluar kur njerëz të devotshëm, edhe në zyrat më të larta të shtetit, kanë vendosur të mos heshtin para skandaleve, por kanë marrë dosjet e ia kanë dorëzuar medias apo vetë organeve të hetimit.

Këtu s’ka kësi lloj qytetarësh. Por qytetarë për të denoncuar komshiun që ndërron tjegullat po, natë e ditë.