Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimit e pamjeve nga punimet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit, që tashmë nuk është vetëm në 3D sikurse e akuzon opozita, por është një vepër që po realizohet nga dita në ditë.
“MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.