Rikthimi i ritmeve të shpejta të përhapjes së infektimit me Covid-19 në Itali po rikthen gradualisht gjendjen e shtetrrethimit në shumë rajone të vendit.
Edhe rajoni jugor i Kampanias njoftoi se të premten do të shpallë gjendjen e shtetrrethimit nga ora 11 e natës deri në 5 të mëngjesit. I pari do të jetë rajoni i Lombardisë nis zbatimin e kësaj mase nga e enjtja.
Ndërsa Piemonte ka vendosur që nga Lombardia dhe Kampania të marrë si model vetëm mbylljen e qendrave tregtare në ditët e fundjavës. Gjobë deri në 3 mijë euro parashikohet për ata që shkelin shtetrrethimin, teksa të tjera harta e shtetrrethimit pritet të zgjerohet. Lombardia, vatra europiane e valës së parë po i rikthehet shifrave të larta të infektimeve ditore.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të vendit të saj që të reduktojnë sa të munden për disa kohë takimet mes miqve dhe me familjarët, si një mënyrë për të shmangur karantinën kombëtare, teksa ritmet e infektimeve janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.
Ndërsa në Francë ritmet e përhapjes së pandemisë janë të larta, por të qëndrueshme. Duket se ashpërsimi i masave që prej shtatorit po jep efekte.