osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aviacioni Civil i hap rrugën fillimit të kurseve profesionale të aviacionit në Shqipëri

Aviacioni Civil i hap rrugën fillimit të kurseve profesionale të aviacionit në Shqipëri

Sot është hedhur një hap shumë i rëndësishëm për Aviacionin Civil Shqiptar. Në kujdesin e Drejtorit të Aviacionit Civil Shqiptar Krislen Keri, Drejtori i Shkollës së Mesme profesionale “Harry Fultz” z. Arian Kapedani, CEO i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rolf Castro- Vasquez, menaxheri i kompanisë shqiptare “Albawings” z. Gentian Kole dhe përfaqësuesi Federatës “Aeronautike Shqiptare” z. Renis Tershana, kanë firmosur një Memorandum Kooperimi, që i hap rrugën fillimit të kurseve profesionale në aviacion.

Palët ranë dakort që të bashkëpunojnë në ofrimin e programeve profesionale në disa sektorë të aviacionit, në muajin Shtator 2018, duke filluar me:

1. Shërbim ndaj pasagjerit në Aeroport
2. Shërbime të tokës në Aerorport
3. Personel kabine në kompani ajrore
4. Teknik avionësh në kompani ajrore

Drejtori i “AAC” Krislen Keri, nënvizoi se institucioni që ai drejton synon të krijojë një ambient të sigurtë të aviacionit, dhe formimi i specializuar profesional është parakusht për këtë. Sipas tij, industria e aviacionit shqiptar përballet me mungesë të theksuar kapacitetesh ku mungojnë edhe elementet bazë të formimit në aviacion, parakushte këto për operime të parrezikshme dhe të sigurta. Për këtë, aeroporti dhe kompanitë ajrore i trajnojnë njerëzit posaçërisht, duke shtuar kështu kostot e operimit.

“Situata aktuale në formimin profesional në fushën e aviacionit nuk është pozitive pasi nuk ekzistojnë mundësitë e edukimit për të rinjtë që janë të apasionuar dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e aviacionit dhe krijimi i mundësive të tilla paraqet një mundësi më shumë për të rinjtë, që të bëhen pjesë e industrisë dhe për të dhënë në të ardhmen kontribute për industrinë vendase dhe jo vetëm. Patjetër që pas një shkollimi bazë dhe një eksperiencë pune në industri, të rinjtë do kërkojnë më shumë, për tu bërë pilota apo inxhinier aeronautik”, përfundoi ai.